Thursday, February 6, 2025
HomeKulturë“Udha e paqes” mberrin ne Shkoder

“Udha e paqes” mberrin ne Shkoder

-

Shkodra ka qënë qyteti i përzgjedhur në Shqipëri, mes 120 vendeve në të gjithë botën që ju bashkua në vitin e tretë të organizimit, Udhës së paqes. Nisma e federatës së paqes universale ka për mision dhënien fund të problemeve të ndryshme që shkaktojnë konflikte raciale apo fetare në botë. Gjithçka nisi me pedalimin me biçikletë të një grupi të rinjve dhe u pasua me një koncert festiv në sheshin përpara bashkisë, pasdreken e së mërkurës ku u përcollen mesazhe bashkimi e paqeje. Shqiperia është një shembull i mirë që ka çfarë t’i tregojë botës thanë organizatorët.

 Jack Corley, kryetar i federatës së paqes në Europë

“Këtu jemi mbledhur në emer të paqes. Udha e paqes është pjesë e një projekti mbarëbotëror, ku njerëzit të mund të jetojnë në harmoni dhe paqe. Megjithese kemi rraca e kultura, e kombesi të ndryshme është e rëndësishme të kuptojmë se ndajmë të njëjtin planet, jemi pjese e familjes njerezore te krijuar prej Zotit. Pra fati ynë është të bëhemi një familje. Në të kaluarën për shkak të pengesave gjeografike, politike, bota ka qënë plot luftra e konflikte. Mirëpo ndërsa kombet janë zhvilluar dhe ekonomitë janë përmirësuar, teknologjia e përmirësuar e komunikimit dhe transportit ka hequr pengesat që krijonin konflikte, e na ka mundësuar të ndërveprojmë më lirshëm. Pavarësisht këtyre ndryshimeve sërish shohim shumë konflikte, po ato teknologji që mund të na afrojnë, mund të bëhen mjete të na përçajnë e shkatërrojmë, prandaj paqja nuk mund të vijë vetëm përmes një ekonomie më të mirë, e teknologjive më të avancuara.  Zemra e problemit të njerezimit, është zemra e njeriut, mendja e tij. Pra bota rreth nesh reflekton karakterin dhe zemrën tonë”.

E iniciuar si mënyrë për të nxitur bashkimin mes dy Koreve dhe për zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ky projekt zhvillohet në një numër të vendeve të botës për të promovuar paqen dhe bashkëpunimin mes njerëzve dhe kombeve.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts