Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitet“Sofra Tradicionale e Yftarit”

“Sofra Tradicionale e Yftarit”

-

“Sofra Tradicionale e Yftarit” shtruar nga shoqata Istanbul, në të 17-in vit radhazi mblodhi sëbashku në muajin e shenjtë të Ramazanit, autoritetet e larta vendore, deputetet e qarkut Shkoder Agron Çela, Helidon Bushati dhe Irma Kopliku, kandidatet për deputet, drejtues institucionesh, përfaqësues të shoqatës dhe zv/ambasadorin Turk Sinan Xhem Bash. Fillimisht ishte këndimi i ezanit që hapi këtë mbremje, duke i ftuar agjeruesit të bëhen pjesë e sofrës pas një dite të gjatë agjerimi. Më pas kryetari i shoqatës “Istanbul” Ridvan Seferaj, i uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe vuri theksin mbi vlerën e agjërimit si dhe simbolikën e kësaj sofreje.

 

Edhe drejtuesit vendore përcollën mesazhet e tyre, duke uruar që kjo sakrificë t’i pranohet çdo agjeruesi. Gjithashtu zv/ambasadori turk shprehu kenaqësinë që çdo vit i bashkohet një sofre miresie, që bashkon jo vetëm besimtarët mysliman rreth saj.

 

Shoqata “Istanbul” vijon rregullisht shtrimin çdo natë të sofrës tradicionale të yftarit në mjediset e medresese se vajzave. Ramazani, një muaj agjerimi e sakrifice për çdo besimtar mbyllet me 25 qershor, festen e Bajramit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts