Saturday, April 27, 2024
HomeSportShkodranët në Kombëtaren e Volejbollit

Shkodranët në Kombëtaren e Volejbollit

-

Rritja e nivelit të volejbollit shkodran si dhe rezultatet pozitive të shënuara gjatë periudhës së fundit kanë bërë që Federata Shqiptare e Volejbollit ta shohë me një sy krejt tjetër tashmë volejbollin në qytetin verior. Dorjan Tafa, ish volejbollist shkodran dhe trajner me moshat, shpreh kënaqësinë për vlerësimin që i është bërë duke e emëruar zv.trajner të kombëtares së të rejave të volejbollit shqiptar.

Tafa flet edhe për kontigjentin e vajzave të volejbollit shkodran në kombëtare, si dhe për objektivat që ka përfaqësuesja shqiptare e të rejave në pjesëmarrjen e Kampionatit Ballkanik i cili do të zhvillohet pas pak ditësh në Sarajev të Bosnje-Hercegovines.

Vllaznia ka përfaqësuesit e saj edhe në kombëtaren e meshkujve të rritur, dy vëllezërit Anton dhe Nikolin Qararena, Renato Kola dhe Marjan Gjoklaj janë thirrur në kuadrin e përgatitjeve për Ligen Europiane të volejbollit për meshkuj.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts