Wednesday, May 29, 2024
HomeAktualitetRrezik për aksidente ne rrugen e Dukagjinit

Rrezik për aksidente ne rrugen e Dukagjinit

-

Para dy muajsh rruga Shkoder – Dukagjin, qe kalon nga Postriba, u shemb ne nje segment prej 20 metra ne Ura e Shtrenjte. Filmimet e tregojne mjaft qarte ketë rast. Qarkullimi për pak dite u bllokua,ndaj u ndërhy me çakull duke e devijuar shembjen sa për te kaluar automjetet. Shoferi i furgonit qe ben disa here ne dite ketë linje me pasagjere deri ne Shkoder dhe anasjelltas, tregon si ka ndodhur:

Kjo zone eshte mjaft e qarkulluar sidomos ne ketë periudhe, pasi shtohen lëvizjet si nga vendasit ashtu dhe turistet e huaj. Lugina e Kirit nder me te preferuarat për pushime, fton vizitor te shumte nga Ura e Mesit dhe deri ne Dukagjin. Por rruga ne ketë gjendje eshte burim rreziku për aksidente, sidomos për ata qe udhetojne për here te pare ne ketë zone, ndaj ndërhyrja për riparimin e saj eshte mese e nevojshme:

Mirembajtja e këtij segmenti i takon Drejtorise se Autoritetit te Rrugeve për Veriun me qender ne Shkoder. Ne u interesuam prane këtij institucioni, dhe mesuam se shume shpejt do te ndërhyhet ne ketë segment. Le te shpresojme se nuk do te kalojne edhe dy muaj te tjere ne ketë gjendje, ku rreziku për aksidente eshte ne çdo moment i pranishem.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts