Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetDemtohen mjediset e jashtme te stadiumit “Loro Boriçi”

Demtohen mjediset e jashtme te stadiumit “Loro Boriçi”

-

U projektua për shesh mes pallatit te sportit dhe stadiumin “Loro Boriçi”, por përfundoi ne vendparkim për autobusa dhe automjete te llojeve te tjera. Pasojat po i vuan sistemi i ndriçimit, i cili nga dita ne dite dëmtohet dhe po e kthen serish ketë shesh ne gjendje te shëmtuar. Këtu ishin instaluar tre ndriçues ne përshtatje ne projektin për ndriçimin dekorativ gjate natës, por u dëmtuan nga automjetet ndaj dhe i hoqën fare. Tani është dëmtuar edhe ndriçuesi i katërt, siç e tregojnë dhe filmimet ! Nga qytetaret mësuam se kjo ndodhi gjate manovrimit te një autobusi. Kështu siç ka nisur, nuk do te jete e largët dita qe ne gjithë ketë shesh dhe për rreth stadiumit “Loro Boriçi” te mos mbetet asnjë ndriçues ! Natyrisht qe ska si te ndodhi ndryshe, përderisa nga Bashkia Shkodër nuk po tregohet as minimumi i kujdesit për mirëmbajtjen e infrastruktures prane stadiumit. Mjafton qe te shikosh se si i kane larguar edhe mbrojtëset prej betoni, për te pasur me te qarte se si kjo zone eshte lene jashte kontrollit dhe kushdo ben çfare ti teket ! Parkim autobusësh, parkim furgonesh, parkim autoveturash dhe njeheresh rruge  qarkullimi automjetesh! Gjithçka ketu tregon se mjediset e jashtme te stadiumit “Loro Boriçi”, pavaresisht prone e rendesishme publike dhe me ndikim te veçante ne permiresimin e imazhit te qytetit te Shkodres, janë lene ne meshire te fatit !

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts