Saturday, April 27, 2024
HomeAktualitetZhavorr ne Hyrje te Qytetit

Zhavorr ne Hyrje te Qytetit

-

Është krijuar terren rrëshqitës për automjete dhe rrezik për aksidente ne hyrje te qytetit te Shkodrës, tek segmenti rrugor ne lagjen Liria. Me qellim apo aksidentalisht, kjo nuk dihet, por fakt është se zhavorrin e hedhur këtu gjate natës nga një automjet, nuk ka marre mundimin njeri nga Bashkia qe te organizoje punën për te pastruar. Edhe pse drejtuesit e mjeteve bëjnë kujdes për te iu shmangur sado pak zhavorrit, kjo është e pamundur ne kushtet e trafikut te renduar. Qytetaret, te çuditur nga kjo gjendje, shprehen te indinjuar ndaj indiferencës se bashkisë dhe te policisë:
Pavarësisht rrethanave qe kane çuar ne hedhjen e zhavorrit ne ketë segment, është e pajustifikuar vonesa për te mos e pastruar, kur një gjë e tille duhej te behej qe ne orët e para te mëngjesit. Kjo është hyrja kryesore e qytetit dhe jo një segment rruge i një zone te thelle malore.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts