Petrit Vasili: Me urdhër të Edi Ramës u kërcënuan njerëzit e LSI në zgjedhje

0
7

Petrit Vasili: Me urdhër të Edi Ramës u kërcënuan njerëzit e LSI në zgjedhje
Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se ekzistoi një strategji e mirëmenduar nga Edi Rama e zbatuar,“pikë për pikë”, për t’i bërë presion njerëzve në zgjedhjet e 25 qershorit.

Vasili deklaroi sonte në emisionin “Opinion” se plani kishte një target grup njerëzish që përkrahnin LSI-në dhe u bënin presion se do pushohen nga puna.

Sipas tij, e veçanta e këtij plani nuk ishte vetëm fakti i presionit të njerëzve që përkrahnin atë forcë politike, por edhe njerëzit e tyre që nuk ishin pjesë e LSI-së, madje preferonin një subjekt tjetër politik.

Ai theksoi se njerëz të PS ushtronin presion drejtpërdrejt, me porosi të Edi Ramës, mbi njerëzit që kishin preferencë politike LSI-në.