Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëTermet politik ne seline blu

Termet politik ne seline blu

-

Humbja e thellë e demokrateve ne këto zgjedhje është shoqëruar me termet politik në selinë blu. Figura të njohura të kësaj partie, por edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Lulzim Bashës, i kanë kërkuar këtij të fundit dorëheqjen me anë të firmosjes së dy peticioneve të ndryshme. Por vetë Basha në daljen e parë për media pas këtij rezultati zhgënjyes, deklaroi ngrirjen e të gjitha funksioneve të tij dhe nisjen e proçesit të zgjedhjeve në parti.

 

Nga ana tjetër Partia Demokratike ka bërë me dije se hap procesin zgjedhor për kryetarin e kësaj Partie. Në vendimin që mban datën 28 qershor 2017 dhe është firmosur nga nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, thuhet se në këtë proces do të marrë pjesë e gjithë anëtarësia e PD-se deri në ditën e shpalljes së këtij vendimi.  Zgjedhjet do të mbahen më 22 korrik 2017. Kandidatët për kryetar duhet të paraqesin kërkesën për kandidim deri në datën 2 korrik 2017. Po këtë të mërkurë përpara daljes së këtij vendimi u mësua edhe rivali i parë në garën për kreun e Partisë Demokratike. Eduard Selami ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet që kjo forcë politike do të organizojë në korrik. Selami nuk bënte pjesë në asnjë prej grupeve të personave që firmosën kërkesat për dorëheqjen e Bashës pasditen e të martës, sikundër edhe mbështeti listën e kandidatëve për deputetë të Bashës për zgjedhjet parlamentare dhe pse u la jashtë saj. Pas Lulzim Bashës, Eduard Selami është kandidati i dytë që do të synojë të marrë drejtimin e PD-së, në zgjedhjet e korrikut.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts