Tuesday, June 25, 2024
HomeAktualitetBashkia harron zyrat turistike

Bashkia harron zyrat turistike

-

Te jesh nje vend i vogel si Shqiperia e veçanerisht Shkodra, por te ngjallesh interesin e te gjithe botes per te vizituar bukurite natyrore qe te ofron ky vend  eshte nje sadisfaksion i madh.  Por mundesite me minimale qe mund te beje pushteti vendor per promovimin e turizmit te ketij qyteti nuk duket te jene ne plan te pare.

Qe ne muajt e pare te fillimit te sezonit turistik ne vendin tone kane qene te shumte vizitoret ndryshe nga çdo vit tjeter. Por mungesa e informacionit per vendet qe ato mund te vizitojne vijon te mbetet e njejte si vitet e tjera. Bashkia e Shkodres me fillimin e ketij viti nisi ndertimin e nje zyre turistike, ku pavaresisht kundershtimeve te qytetareve per vendin e zgjedhur per vendosjen e saj, puna vazhdoj normalisht, ku dukej se gjithçka do te ishte gati per nje sezon te mireplanifikuar.  Sot kur punimet kane jave qe kane mbaruar institucioni ne fjale nuk shqetesohet aspak per vendosjen e bazes materiale dhe hapjen e dyerve per te gjithe turistet, ndonese jemi ne piken e sezonit. Mbetet per te shpresuar qe bashkia te mos kujtohet per hapjen e saj ne fund te ketij sezoni veror pas largimit te turisteve dhe te sherbeje vetem per qytetaret e Shkodres duke lene nje imazh negativ tek te huajt. Te njejtin fat ka edhe zyra ne Theth qe ende si ka hapur dyert, ndonese prej 1 viti thjesht vetem perseritet i njejti refren nga pushteti vendor, qe vijon pergjumjen e thelle.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts