Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetMbeturinat te shoqerojne ne rrugen turistike !

Mbeturinat te shoqerojne ne rrugen turistike !

-

Edhe pse kemi hyre ne fazen me te rendesishme te sezonit veror turistik, pastrimi i mjedisit mbetet njolle e zeze ! Rruga e Muriqanit, nder me te rendesishmet ne vendin tone sa i perket qarkullimit te  shumte te turisteve, te ofron pamje aspak te kendshme. Veçanerisht ne segmentin nga Oblika dhe deri ne afërsi te Ures se Bunes, për tu lidhur me qytetin e Shkodres, kontineret me mbeturina te shoqerojne gjithandej ! Imazhe qe për gjithçka mund te flasin, por për pastërti dhe përkujdesje, si i takon nje rruge kombetare turistike, jo e jo ! Perkundrazi, siç u tregojne edhe filmimet e realizuara diten e diele, gjithçka i ngjane nje rruge rurale pa asnjë lidhje me shërbimin dhe imazhin turistik ! Për vëmendjen qe kërkon kjo rruge e veçanërisht pergjegjesine qe ka Bashkia Shkoder për organizimin e punes ne drejtim te pastrimit te saj, janë bere me dhjetra kronika televizive. Gjithashtu kane folur edhe perfaqesues e te zgjedhur te kesaj zone ne strukturat e pushtetit vendor te Shkodres, megjithatë asgje nuk ka ndryshuar ! Gjithsesi, nuk mund te mos theksojme serish se eshte e pafalshme për Bashkine Shkoder qe se paku për sezonin veror turistik s’eshte ne gjendje qe te largoje ne menyre sistematike mbeturinat nga dy anet e kesaj rruge, dhe i sjelle nje dem te pallogaritshem imazhit te rajonit te Shkodres.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts