Tuesday, March 28, 2023
HomeAktualitet“Luguçezme” e harruar dhe ne pritje!

“Luguçezme” e harruar dhe ne pritje!

-

 

Afro 1 vit më parë këshilli i bashkisë Shkoder i ndezi dritën jeshile projektit për rikonstruksionin e rrugës në lagjen “Luguçezme”, një prej zonave të vjetra të qytetit. Por muajt kanë kaluar dhe ndonëse fondi u miratua, punimet jo vetëm nuk kanë nisur, por gjendja e saj është perkeqesuar edhe më shumë. Askush nuk di të thotë arsyen e mos nisjes së punimeve, ndërsa banorët shprehen se rruga ju a ka vështiresuar jetesen, ku veçanërisht në stinën e dimrit kalimi në të është ankth me vete.

Banorët e kësaj lagjeje të gjendur përballë një bashkie inekzistente si ajo e Shkodres, thonë se po detyrohen të paguajnë nga xhepi i tyre për shtrimin e rrugës.

Bashkia e Shkodres nuk ka dhënë asnjë sqarim për rrugën, duke mos argumentuar vonesat, dhe të gjithë me të drejtë pyesin se me çfarë logjike humbin këto ditë të favorshme për punime, apo priten reshjet e vjeshtës, që hedhin poshtë cdo gjë. Paaftësia e pushtetit vendor për menaxhimin e qytetit sa vjen dhe rritet, e kryebashkiakja Voltana Ademi bën sehir ndërsa sheh shkatërrimin e qytetit që u zgjodh për të punuar në të, e jo për të shijuar luksin e pushtetit.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,754FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts