Nje person ka humbur jeten sot ne plazhin e Velipojes. Ai eshte 74 vjeçari Ramazan Rexhepi i cili rezulton se kishte patur edhe me perpara probleme shendetesore dhe vuante nga tromboza. Ne momentin qe ai eshte ngritur nga çadra per tu futur ne uje ka ndjere shqetesime dhe ka pesuar infrakt. Menjehere kane nderhyre familjaret per ti dhene ndihmen e pare dhe me pas edhe bluzat e bardha por me kot, pasi 75 vjeçari nderroi jete. Pak minuta me pas u regjistrua nje tjeter ngjarje. Nje 60 vjeçar pesoi infrakt por fale nderhyrjes se shpejte te mjekeve u arrit qe ai te rikthehej ne jete dhe u transportua per ne spitalin rajonal te Shkodres. Kujtojme se vetem pak dite me pare nje tjeter person nderroi jete ne Velipoje per shkak te problemeve shendetesore.