Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetMiratohet buxheti 7 muaj nga nisja e vitit

Miratohet buxheti 7 muaj nga nisja e vitit

-

 

PD-PS bashkojne votat ne Lezhe, i ndizet drita jeshile investimeve

 

Kur ka kaluar më shumë se gjysma e vitit, më në fund këshilltarët socialistë dhe demokrat të Lezhës gjetën konsensusin duke bashkuar votat dhe miratuar buxhetin e vitit 2017, qw kap shifrwn e 14 miliarde lekeve. Ndezja e dritës jeshile i hap rrugë me firmosjen nga prefekti, nisjes së investimeve dhe çdo veprimi tjetër që deri më sot kishte mbetur peng i ngërçeve politike. Kryetari i këshillit Kristjan Gjidoda tha se vonesa e miratimit të buxhetit vjen për shkak të problemeve që ka
pasur këshilli sa i takon mbledhjes dhe jo aparatit të bashkisë.

 

Këshilltaret e majte, qe kane edhe shumicën e këshillit, janë të bindur se ky buxhet ka qene me i ndërlikuari dhe me specifik për shkak edhe te organizimit te ri.

Buxheti i paraqitur para këshilltareve nuk zgjidh të gjitha probleme, por për drejtoreshën e financës në bashki Tonine Marku është bere maksimumi i mundshëm,duke detajuar edhe investimet përkatëse.

Pjesa me e madhe e buxhetit është parashikuar për planifikiminim menaxhim dhe administrim, për shërbime publike, kullimin, bujqësinë, turizmin. Ndërsa këshilltarët kanë bërë ulje drastike të shumës financiare për sportin, ku në dallim me vitin e shkuar është thuajse pesë herë më i ulët.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts