Saturday, May 11, 2024
HomeSportSituatë kaotike tek basketbolli

Situatë kaotike tek basketbolli

-

 

Gjoni, apel për zgjidhjen e problemit Bashki-Shoqatë

 

 

Një problem i shfaqur kohët e fundit në raportet e marëdhënieve në mes Bashkisë dhe-klubit shumësportesh Vllaznia dhe shoqatës së basketbollit ka bërë që dyert e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” të qëndrojnë të mbyllura për të gjitha ekipet e basketbollit shkodran. Një situatë kaotike që jo vetem sportistët dhe trajnerët e tyre, por edhe opinioni sportiv nuk është mjaft i shqetësuar për këtë gjendje. Janë rreth dy muaj që një urdhër i lëshuar nga bashkia ka nxjerrë jashtë ekipet e basketbollit Vllaznia dhe madje ajo që është më e keqja akoma nuk dihet se kur mund të marrë zgjidhje.

 

 

Për të qënë më korrekt me përgatitjen e informacionit në fjalë, TV1 Channel u interesua pranë klubit sportiv Vllaznia si dhe zyrës së sportit në bashkinë Shkodër, të cilët konfirmuan njohjen e problemit, ndërkoqë që theksuan se janë në pritje të një takimi me drejtuesit e shoqatës së basketbollit për të bërë zgjidhjet e duhura, ku në bazë të një marrëveshje reciproke puna të vazhdojë si më parë. Por, ndërkohë që nga ana e shoqatës bëhet e ditur se nuk ka një ftesë të tillë për bisedime, problemi në fjalë duhet konsideruar me të vertete tejet alarmant. Që do të thotë se sezonin e ri sportiv, Vllznia mund të mos jetë e përfaqësuar në kampionatet kombëtare.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts