Thursday, March 28, 2024
HomeKronikaDorezohet autori i vrasjes se mjekut

Dorezohet autori i vrasjes se mjekut

-

 

Pas 12 ditesh arrati, Dritan Ymeri ju dorezua forcave policore

 

Dymbëdhjetë ditë pasi vrau mjekun  Ilir Aliaj në Shkodër, është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes Dritan Ymeri. 29 vjeçari fqinj i viktimës, mësohet se ka qënë i fshehur në një banesë në fshatin Kuç të njësisë administrative Gur i Zi. Në njoftimin e saj për shtyp policia e Shkodres thotë se “Pas  kontrollove të shumta të kryera nga forcat policore,  pamundësisë për tu larguar  falë masave të marra nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare  dhe Drejtoritë e tjera Vendore të Policisë, si dhe pas  negociatave  të pandërprera me familjarët,  është  vetedorëzuar në orët e pasdrekes të ditës së enjte në drejtorinë vendore të policisë Shkoder. Ymeri ishte dënuar në mungesë nga gjykata e Shkodres me masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me dashje”. Mësohet se 29 vjeçari në kushte tronditje psiqike, në deponimin e tij përpara oficereve të policisë gjyqësore ka pranuar krimin e ndodhur mbremjen e 30 qershor në lagjen “Qemal Stafa” ku banonte ai dhe viktima. Ymeri ka thënë se menjëherë pas krimit në kushte tronditje të thellë dhe i frikësuar, ka vendosur të largohet duke u fshehur për rreth 2 javë në fshatin Kuç. Vrasja e mjekut Aliaj, ngjarje që tronditi opinionin, erdhi pas një konflikti mes viktimës dhe autorit të dyshuar të ngjarjes, Dritan Ymeraj. Mësohet se fqinjët kishin patur edhe më herët debate mes tyre për një shtesë që po ndërtohej mbi katin e tretë të pallatit ku jetonin. Konfliktet kishin agravuar mbrëmjen e së premtes se 30 qershorit deri në tone të ashpra e fyerje, saqë në një moment Ymeraj ka marrë armën e zjarrit dhe ka shtënë dy herë në drejtim të Aliaj, në prezencë të djalit të tij, duke e lënë të vdekur në vend me 2 plumba, ku njeri e ka goditur ne kokë. Dosja e plotë dhe materialet në ngarkim të 29 vjeçarit do ti kalojnë për veprime të metejshme prokurorisë së Shkodres. Ai pritet të dërgohet në burgun e Shenkollit, në pritje të gjykimit përfundimtar mbi këtë vrasje.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts