Rreth 100 punonjes të fabrikes se kepuceve ne pronesi te Fehmi Golemit, ne qytetin e Shkodres po protestojne. Prej 2 ditesh bojkotojne punen.
Ata hedhin akuza ndaj pronarit Fehmi Golemi:
“U angazhua ne fushate per Ditmir Bushatin, pasi e ka ndihmuar ne privatizimin e fabrikes, ndersa ne na ndal 10% te pages. Keto para na kane shkuar per fushaten” thone ata.
“Eshte e padrejte kjo qe behet. Punojme ne skllaveri, nuk kemi pushime, nuk na paguhen oret shtese me rritje siç e parashikon ligji”.
Punetoret akuzojne Golemin se ne pune mban edhe te mitur. Kerkojne qe hetimi tatimor dhe organet e tjera ligjzbatuese te veprojne.