Basha ka arritur të marrë 53931 vota nga 59834 që votuan gjithsej, ndërsa Eduard Selami ka marrë 5136 vota.
Numërimi i 73 kutive zgjati rreth 6 orë dhe rezultatet nxorrën fitues kreun e ‘ngrirë’ të PD, Lulzim Basha, i cili konsiderohet nga kritikët e tij si shkaktar i humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit.
Proçesi i votimit për të zgjedhur kreun e ri të demokratëve, në 68 degët lokale në vend u mbyllur i qetë dhe pa incidente.
Demokratët kanë zgjedhur që Lulzim Basha të ketë një mandat të dytë si kryetar i Partisë Demokratike. Dje anëtarët në të gjithë vendin votuan për kreun e ri të PD-së, ku nga 59 mijë votues, më shumë se 53 mijë anëtarë të PD-së i kanë besuar votën e tyre Bashës.