Sunday, December 8, 2024
HomeKronikaAsgjesohen 361 bime kanabis

Asgjesohen 361 bime kanabis

-

Shkodër

Vijon operacioni antikanabis në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.

Operacioni nga toka dhe ajri, si dhe mbi bazën e informacioneve policore, asgjësohen 361 bimë Cannabis Sativa.

Pas një operacioni të mireorganizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, dhe monitorimit nga ajri, ku gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Ngjitur dhe sipër Perroit të Fosekut”, në fshatin Kroni i Madh, dhe në vendin e quajtur,” Qafa e Erzës”, në fshatin Bene, Njësia Administrative Shllak, Vau Dejës u gjetën të kultivuara në një tokë të hapur rishtas në një zonë malore dhe të pyllëzuar, 167 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa.

Për sa më sipër ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal për shtetasit:

N. M, 30 vjeç, banues në fshatin Kroni i Madh , Njësia Administrative Shllak , Vau i Dejës, me detyrë kryetar i fshatit Kroni i Madh.

D. L. 65 vjeç, banues në fshatin Bene , Njësia Administrative Shllak, me detyrë kryetar i fshatit Bene

M. L. 26 vjeç, banues në fshatin Gegaj , Njësia Administrative Shllak Vau i Dejës, me detyrë punonjës i pyjores pranë Bashkisë Vau i Dejës

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Për këtë rast materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjatë kontrollit të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, në vendin e quajtur “Perroi i Stanit Petokut” në malin e fshatit Srriqe, Njësia Administrative Qafë Mali, Pukë, u gjetën 194 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Për këtë rast materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts