Subjekti eshte kallezuar për instalimin pa leje të pajisjes nën presion
Këto janë pamjet nga magazina ku ndodhej depozita me gaz, e cila shpërtheu si pasojë e rrjedhjes në një restorant në Velipojë.
Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial tha se depozita 1 mijë litërshe me gaz ishte instaluar jashtë kushteve dhe ishte mbuluar me rërë poshtë dyshemesë. Pas verifikimit të inspektorëve të ISHTI rezultoi se shkaku i eksplozionit me pasojë rënien e zjarrit, është rrjedhja e gazit në ambientet e brendshme të lokalit. Kjo ka ndodhur për shkak mosrespektimit të kushteve teknike të instalimit. ISHTI bën me dije përveç konstatimeve, se i ka dërguar një shkrese edhe vetë kreut të policisë së shtetit Haki Çako për rastin në fjalë.
“Pas verifikimeve nga inspektorët rezulton se subjekti ka të instaluar rezervuar GLN me volum 1000 litra nëntokesor (e mbuluar me rërë) jashtë të gjitha kushteve teknike (poshtë dyshemesë së lokalit dhe afër shkallëve), duke e bërë të pamundur shërbimet e nevojshme teknike apo zhvendosjen e saj në rast nevoje. Kështu ky subjekt në kundershtim me detyrimet e ligjit 32/2016 Neni 7 pika 1 subjekti asnjëherë nuk ka paraqitur kërkesë në ISHTI për regjistrimin e pajisjes, duke vënë në shfrytëzim një pajisje të jashtëligjshme. Pas verifikimit rezulton se shkaku i eksplozionit me pasojë rënien e zjarrit, është rrjedhja e gazit në ambientet e brendshme të lokalit. Kjo ka ndodhur për shkak të mos respektimit të kushteve teknike të instalimit. Në zbatim te ligjit 32/2016 dhe 10489 të gjithë operatorët ekonomik që shfrytëzojnë pajisje nën presion mbajnë përgjegjësi për sigurinë teknike të instalimit si dhe kanë detyrimin ligjor për paraqitjen pranë ISHTI të dokumentacionit tekniko ligjor për regjistrimin e pajisjes. Duke iu referuar subjektit konkret rezulton se ky i fundit nuk ka plotesuar detyrimin ligjor ndaj ISHTI. Ky subjekt nuk ka respektuar ligjin duke mos kerkuar apo bere deklarimin pranë ISHTI për instalimin e kësaj pajisje nën presion. Ndaj ketij rasti u mor masa përkatese administrative sipas ligjit. Ndërkaq Kryeinspektori i është drejtuar me një shkresë Drejtorit të Përgjithshem të Policise së Shtetit me një shkresë zyrtare ku kërkon bashkëpunim për realizimin e detyrave te funksionarëve të ISHTI, sidomos për ato raste problematike. Ishti ka bërë kallezim penal për subjektin në velipojë. Kallëzimi është bërë për instalimin pa leje të pajisjes nën presion.