Friday, March 21, 2025
HomeKronikaProkuroria nis proçedimin penal

Prokuroria nis proçedimin penal

-

 

Ne pritje edhe te raportit te sherbimit zjarrfikes per zjarrin

 

Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar një procedim penal pas zjarrit që përfshiu restorantin “Cavaliero” në kompleksin “Fishta” në Velipojë.
Shkak për zjarrin e përmasave të mëdha u bë rrjedhja e gazit nga depozita e vendosur nëntokë. Flakët u përhapën menjëherë në të gjithë restorantin duke lënduar rëndë katër persona, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Sipas organit të akuzës, deri tani ka dy pista ku po përqendrohen hetimet për “shkatërrim prone nga pamundësia” dhe “shkelja e rregullave të sigurisë teknike”. Burime nga prokuroria bënë të ditur se “jane në pritje të ekspertizës nga shërbimi zjarrfikës”. Sipas prokurorisë, në hetime do përfshihet dhe veprimtaria e inspektorëve të ISHTI.  Do verifikojmë nëse është kontrolluar apo jo bombola nga inspektorët e ISHTI. Depozita s’duhet të ishte vendosur aty. Shpërthimi i në ambientet e brendshme të restorantit shkaktoi lëndimin e katër personave, mes të cilëve edhe pronarin Besnik Zejnuni e djalin e tij Hektor Zejnuni. Ata ndodhen në QSUT në repartin e djegie plastikës. Prokuroria thekson gjithashtu se as në Polici dhe as në Prokurori nuk ka kallëzim nga ISHTI që subjekti ka shkelur rregullat teknike me cisternën e gazit 1 mijë litroshe. Pronari i restorantit që u përfshi nga flakët ka djegie në trup në masën 70%, ndërsa djali i tij 30%. Nderkohe edhe 19 vjeçarja Saida Spahija mwsohet nga bluzat e bardha tw Shkodres se eshte derguar në Tiranë. Një ditë më parë gjendja shëndetësore e të resë paraqitej e stabilizuar, por gjatë natës ka pasur probleme me sytë të shkaktuara nga djegia.  Për këtë shkak është dashur transportimi i saj për mjekim më të specializuar. 19-vjeçarja ndodhet në repartin e djegie-plastikës në QSUT, ku po mbahet në kujdes intensiv nga mjekët.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts