Thursday, May 23, 2024
HomePolitikëVasili: Bilanc i rëndë lufte në vend, kryeministri turist vijon pushimet

Vasili: Bilanc i rëndë lufte në vend, kryeministri turist vijon pushimet

-

 


 

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me situatën e pazakontë në të cilën është përfshirë vendi. Në një status në rrjetin social facebook, Vasili shkruan se kjo është vera më e rëndë për shqiptarët, duke e krahasuar me një bilanc lufte. Vetëm kryeministri, shprehet Vasili “është i qetë dhe i pashqetësuar hiç në romantizmin e tij veror dhe nuk shpenzon asnjë fjalë, as për qokë, e jo më për drejtim shteti”.

Statusi i Vasilit:

Flakë në kodrat e Ardenicës. Një 13-vjeçar humb jetën duke u mbytur në Velipojë pak çaste më parë. Vera më e rëndë për shqiptarët.

Bilanc i rëndë lufte:tragjedia e të mbyturve në plazhet shqiptare nuk ka të sosur dhe zjarret po shkretojnë vendin dhe pasuritë e qytetarëve.

Të gjithë qytetarët janë në ankth dhe dëshpërim të thellë për vendin. Vetëm kryeministri është i qetë dhe i pashqetësuar hiç në romantizmin e tij veror dhe nuk shpenzon asnjë fjalë, as për qokë, e jo më për drejtim shteti.

S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë pushime të mbara. Ç’lidhje ka ai në fund të fundit me këtë vend? Turist është. Iku dikur, erdhi, do iki prapë dhe hallet akoma më të mëdha do t’ua lerë shqiptarëve pa u zgjidhur asnjërën. Të tjerat… do t’i marrë me vete.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts