Testimi i huajve, tekniku kërkon më tepër kohë qe të vendose
Lojën e skuadrës së tij e vlerësoi me nota pozitive, jo vetëm për rezultatin, por edhe formën e shfaqur në fushë. Tekniku Shkodran Armando Cungu u ndal më pas tek futbollistët e ardhur në provë, ku për boshnjakun e aktivizuar në qender të mbrojtjes, edhe pse dha vlerësime si lojtar, deklaroi se ai nuk arriti të dalë aty ku ai kërkon, ndërsa për ganezin, Charles Atsina përcolli nota pozitive.
I ngacmuar nga gazetarët në lidhje me objektivin e Vllaznisë duke iu vënë në dukje se drejtuesit kanë deklaruar se kërkojnë një skuader pretendente, Cungu shfaqi menjëherë reagimin e tij në lidhje me këtë çështje. Po përsëritet shpesh si frazë tha ai, duke sqaruar se skuadra ka akoma probleme për të zgjidhur.
Vllaznia është ende në pritje edhe të një futbollisti cilësor, që nëse bëhet realitet, qëndra e mbrotjes krijon shumë garanci shtoi tekniku Shkodran.
Në ditët në vazhdim, kuqeblutë kanë programuar një miqësoreje tjetër, e cila me të gjitha gjasat mund të luhet diten e shtunë, ndeshje kjo që do t’i shërbejë stafit teknik për të vendosur përfundimisht për vendimin ndaj futbollistëve të huaj të ardhur për provë.