Dita rinore kombetare. Per here te pare kete vit nisma ne Shqiperi

0
5

Te ndertojme urat e paqes eshte misioni i ketij organizimi
Go4Peace është një projekt në formën e një kampi veror, i nisur rreth 20 vite më parë, nga një grup priftërinjsh gjermanë të vendosur në famullitë kryesore të zonës së Dortmundit. Shkëndija ka qenë lufta në Ballkan në vitet 1992-1995. Hera e parë kur është zhvilluar ka qenë viti 1996 në Sarajevë, në Bosnjë-Hercegovinë, si qëllim për të nxitur të rinjtë nga e gjithë Europa të grumbullohen dhe jetojnë së bashku për 10 ditë për të promovuar paqen dhe rindërtimin e shoqërive të pasluftës. U zhvillua në Bosnjë-Hercegovinë për shumë vite, deri në vitin 2014, vit në të cilin u zhvillua për të kujtuar 100-vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore. Në vitin 2015 u organizua në Kamen, Gjermani.