Thursday, March 28, 2024
HomeSportPerplasje mes klubit dhe Cungut per rrogat e papaguara. Klubi: Jemi korrekt

Perplasje mes klubit dhe Cungut per rrogat e papaguara. Klubi: Jemi korrekt

-

Prononcimi i trajnerit Armando Cungu dhënë menjëherë pas ndeshjes miqësore Vllaznia-Kastrioti, ku ndër të tjera theksonte se skuadra e Vllaznisë ka tre muaj pa u paguar duket se nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit kuqeblu. Për këtë, përmes një njoftimi zyrtar për mediat, nga ana e klubit shkodran sqarohet se pa u likujduar është vetëm rroga e muajit maj dhe asgjë më shumë. “Edhe kjo rrogë, tashmë pas miratimit të një shume financiare nga ana e Këshillit Bashkiak Shkodër në mbledhjen e tij të fundit, pritet t’u kalojë futbollistëve dhe stafit teknik brenda pak ditësh.”, sqarohet konkretisht në këtë njoftim zyrtar të klubit Vllaznia. Për të njëjtën çështje, klubi kuqeblu shton se sipas udhëzimeve të Federates Shqiptare të Futbollit, tek të gjitha ekipet, kontratat janë të nënshkruara për një periudhë gusht- maj, aq sa zgjat sezoni sportiv dhe kështu ka ndodhur edhe tek Vllaznia. “Pikërisht, për këtë arsye, siç ju kemi informuar që prej fillimit të muajit gusht, drejtuesit e klubit kanë mbyllur thuajse plotësisht rinovimin e kontratave të reja me të gjithë futbollistët aktualë të ekipit”, përfundon sqarimi zyrtar nga ana e klubit të futbollit Vllaznia.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts