
Disa alpinistë kanë arritur të bëjnë një aventurë shumë të guximshme duke u ngjitur në disa shkëmbinj të lartë që ndodhen në mes të oqeanit.
Katër miq vendosën një litar në mes të dy pikave për tu ngjitur, por që ishte krejtësisht i pasigurtë. Shkëmbinjtë e njohur si ‘The Castle’ ndodhen në Skoci. Pamjet gjatë ngjitjes janë shkrepur nga ish-alpinisti ndërkombëtar Dave Ballachullish.
“Kur e pashë për herë të parë ‘The Catle’ si një alpinist, mendoja sa e cuditshme ishte të ngjitesha dhe doja të bëja menjëherë. Nuk ishte aq i lartë por më sfidues dhe sigurisht shumë serioz dhe i rrezikshëm,” – tha 59-vjeçari për Dailymail.