Friday, April 26, 2024
HomeSportBarcelona e zyrtarizon, merr Paulinho për 40 milionë euro.

Barcelona e zyrtarizon, merr Paulinho për 40 milionë euro.

-

Barcelona e zyrtarizon, merr Paulinho për 40 milionë euro

Barcelona ka zyrtarizuar nënshkrimin me Paulinho për 40 milionë euro. Firma e brazilianit për katër sezone do të paraqitet të enjten, në orën 14:15, në “Camp Nou”. Ish-lojtari i Tottenham dhe Guangzhou Evergandre ka një klauzolë prej 120 milionë eurosh në rast se do të largohet nga katalanasit si bashkatdhetari i tij, Neymar.

 

Klubi katalanas zbulon edhe axhendën e Paulinho, që do të kalojë ekzaminimet mjekësore të enjten dhe më pas do të nënshkruajë kontratën. Prezantimi zyrtar si lojtar i ri i Barcelonës do të bëhet të njëjtën ditë, të enjten, me programin në vijim: 12:45: Nënshkrimi i kontratës me presidentin. 13:15: Paraqitja zyrtare në “Camp Nou”. 13:35: Foto duke “xhiruar” në fushën e “Camp Nou”, 14:15: Konferenca për shtyp

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts