Thursday, April 25, 2024
HomeKronikaKy është vrasësi shqiptar që u arrestua në Holandë.

Ky është vrasësi shqiptar që u arrestua në Holandë.

-

Policia holandeze ka arrestuar një shqiptar që ishte i shpallur në kërkim për vrasje. Mediat holandeze shkruajnë se ai është Hektor Mahmutaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Mahmutaj kërkohet për një vrasje dhe tregti të armëve ushtarake.

hektor_mahmutaj2

Sipas mediave vendase, 41-vjeçari u kap rastësisht pranë Roterdamit. Patrulla policie kishin dalë për kontroll për makina të vjedhura ose për automjete që jepeshin me qira nga një kompani e dyshimtë.

Autoritetet ishin duke kontrolluar pikërisht për këto mjete, kur ndaloi për kontroll një makinë të dyshimtë. Ajo drejtohej nga Hektor Mahmutaj, i cili i tregoi policisë një kartë identiteti që rezultoi të ishte false. Pas verifikimeve, u zbulua se 41-vjeçari kërkohet nga autoritetet shqiptare. Hektor Mahmutaj është dënuar në Shqipëri me 25 vite burg për vrasjen e një bariu në Fier 18 vite më parë

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts