Shkodër – Vau Dejës
Procedohet penalisht dhe ndiqet në gjëndje të lirë një shtetas i dyshuar si shkaktar i zjarrit nga pakujdesia.
Më datë 16.08.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, është proceduar penalisht dhe ndiqet në gjëndje të lirë shtetasi N. M, 82 vjeç, banues në fshatin Vig, Vau Dejës.
Ky shtetas dyshohet se rreth orës 16:00 duke djegur disa mbeturina, ku aksidentalisht i ka marrë zjarr banesa dhe 10 koshere bletë të cilat janë djegur plotësisht.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.