Wednesday, May 29, 2024
HomePolitikëHolanda kthen vizat e shqiptarëve, Berisha zbulon prapaskenat e Bushatit në Paris:...

Holanda kthen vizat e shqiptarëve, Berisha zbulon prapaskenat e Bushatit në Paris: Edhe Franca ultimatum Shqipërisë.

-

Pas vendimit të Holandës për kthimin e vizave për shqiptarët, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, duke fajësuar për këtë kryeministrin aktual Edi Rama.

“Kthimi i vizave, deshmi e degradimit te te gjitha standarteve te Shqiperise nga Noriega”, shkruan Berisha në një status në Facebook.

Ai thotë se vendimi i Hollandës, një prej vendeve të para që mbështeti heqjen e vizave për Shqipërinë, nuk vjen papritur, por e paralajmëruar disas herë pasi sipas tij, “Shqiperia e Norieges ka shkaterruar çdo standart te arritur nga vendi 7 vite me pare”.

Berisha në statusin e tij ka zbuluar edhe se ministri i jashtëm Ditmir Bushati është thirrur në Francë për një ultimatum për vizat.

Statusi i plotë

Kthimi i vizave, deshmi e degradimit te te gjitha standarteve te Shqiperise nga Noriega!

Te dashur miq, mediat njoftojne se nje vend i BE, Hollanda, agjensite e saj ligjzbatuese kerkojne kthimin e vizave per shqiptaret
, pra anullimin e arritjes me te madhe te lirive te tyre. Dua te shtoj ketu se Hollanda ka qene nder vendet me te para qe mbeshteti heqjen e vizave per ne.

Kjo kerkese nuk vjen e papritur por e paralajmeruar disa here pasi Shqiperia e Norieges ka shkaterruar çdo standart te arritur nga vendi 7 vite me pare, per te cilat u hoqen vizat.

Keshtu, nder te tjera nga vetem 430 shqiptare qe kerkuan azil politik ne Gjermani ne vitet 2011-2012 te marra se bashku, kjo shifer u rrit ne mbi 80 mije vete ne vitet 2015-2016. Kurse ne mbare BE kjo shifer arrin ne mbi 100 mije azilkerkues.

Shqiptaret ne kerkesat per azil politik here here dolen te paret duke lene mbrapa edhe sirianet. Dy muaj me pare u thirr ne Paris ministri i jashtem Bushati, por jo nga nga ministri i jashtem por nga ministri i brendshem. Mediat gjeresisht thane se kjo thirrje ishte nje ultimatum per vizat dhe se police francez u vendosen ne pikat kufitare te vendit per te kontrolluar fluksin e njerezve qe largohen nga Shqiperia.

Keshtu qe mund te thuhet me siguri se Edvin Kristaq Rama iu dha shqiptareve drogen dhe po iu kthen vizat duke ndeshkuar keshtu miliona shqiptare! sb

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts