Friday, April 19, 2024
HomeKronikaPolicia sekuestron 38 m3 lende drusore

Policia sekuestron 38 m3 lende drusore

-

Vijon operacioni Roja e Gjelbër

Sekuestrohen 38 m3 lëndë drusore, për prerje të paligjme të pyjeve

Procedohen penalisht dhe ndiqen në gjëndje të lirë 3 shtetas

Më datë 18.08.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të planit të masave, në rrugën e fshatit Mes Shkodër, u kap duke transportuar 6 m3 lëndë drusore me mjetin kamion tip “IFA”, pa dokumentacionin përkatës, ku u procedua në gjëndje të lirë shtetasi H. Th, 43 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re Shkodër,

Po ashtu, në rrugën e fshatit Mes, u kap duke transportuar 12 m3 lëndë drusore me mjetin kamion tip “Benz”, pa dokumentacionin përkatës, ku u procedua në gjëndje të lirë shtetasi F. C. 44 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër

Gjithashtu, në oborrin e banesës se shtetasit L. K. 39 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër, janë gjetur 20 m2 lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, i cili u procedua në gjëndje të lirë

Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts