Friday, April 19, 2024
HomePolitikëAnaliza - Rikthimi i vizave? Elezi: Duhet vota e të gjithë vendeve...

Analiza – Rikthimi i vizave? Elezi: Duhet vota e të gjithë vendeve anëtare të BE

-

Kërkesa e autoriteteve holandeze për të rikthyer regjimin e vizave me shqiptarët është një ngjarje që errëson imazhin e Shqipërisë.

Pedagogu i Bashkimit Europian, Gentian Elezi tha për Ora News se kjo është një procedurë e brendshme e shtetit të Holandës por për të arritur deri tek rikthimi i vizave duhen kaluar shumë hapa, bashkë me miratimin e të gjitha vendeve anëtare.

Gjithashtu drejtor i Institutit ekzekutiv “Agenda”, Elezi thotë se pavarësisht se është një zhvillimi i brendshëm i shtetit holandez përkeqëson imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Gentian Elezi “Nuk është fakt pozitiv që ka një shqetësim të kriminalitetit shqiptar në një shtet anëtar të BE-së por deri tani në informacionet që kemi bëhet fjalë për një procedurë e brendshme të institucioneve të shtetit holandez dhe një analizë që nxjerr ato konkluzione. Thënë kjo për të shkuar tek diskutimi politik mbi mundësinë e rishikimit të mekanizmit të vizave ka shumë hapa të mëtejshëm dhe elementë që duhet të merren parasysh. Pasi kjo është dhe në kuadër të politikës së jashtme dhe jo vetëm të brendshmen”

Megjithatë vizat për shqiptarët mund ti rikthejë vetëm Komisioni Europian i cili diskuton cështjen me teknicialitetet e saj dhe më pas vendosin të gjithë vendet anëtarë.

Për Elezin rikthimi i vizave është shumë e vështirë të ndodhë

Gentian Elezi:  Ka pasur momente të tjera kur është diskutuar rishikimi i mekanizmit të liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit. Ka pasur kur është propozuar dhe mekanizma paralajmërimi por asnjëherë nuk janë konkretizuar më tej.

Vendimmarrja është gjithmonë e vendeve anëtare, pjesën teknike e menaxhon Komisioni Europian dhe nëse një procedurë e tillë do realizohej do i kërkohet patjetër komisionit që të rishikonte këto elementë dhe më pas vendet anëtare të votonin.

Duke konsideruar situatën aktuale e shoh të vështirë që një shtet i vjetër, qoftë anëtar i vjetër i BE-së të arrijë të aktivizojë një mekanizëm të tillë.”

Elezi tha se në cdo vend europian hartohet një raport i tillë për të kontrolluar shkallën e kriminalitetit brenda atij shteti.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts