Sunday, March 16, 2025
HomePolitikëReforma në administratën publike BE: Me rëndësi për integrimin

Reforma në administratën publike BE: Me rëndësi për integrimin

-

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri thotë se reforma në administratën publike është me rëndësi për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Delegacioni I BE në vendin tonë ka postuar një video në faqen online, ku sqaron se reforma në administratë lidhet drejtpërdrejtë me demokracinë, ligjet dhe respektimin e të drejtave.

“Reformimi i Administratës Publike është një investim në mirëqeverisje! Reforma në administratën publike është pjesë e rëndësishme e procesit të anëtarësimit në BE. Lidhet me garantimin e demokracisë, zbatimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve.”– shkruhet në postimin e delegacionit.

Rikujtojmë se kryeministri Rama ka ngritur një grup pune pas zgjedhjeve të 25 qershorit, për ristrukturimin e administratës. Monitorimet e punës së këtij grupi do të prezantohen të dielën në asamblenë e PS nga Niko Peleshi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts