Saturday, March 15, 2025
HomePolitikëMeta dekreton thirrjen e Kuvendit të Ri, ja data kur do mblidhet

Meta dekreton thirrjen e Kuvendit të Ri, ja data kur do mblidhet

-

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar thirrjen e seancës së parë të Kuvendit të Ri të dalë në zgjedhjet e 25 qershorit. Kuvendi i ri do mblidhet ditën e shtunë në datë 9 shtator 2017 në orën 10:00.

 

Sipas dekretit të presidentit Meta “Mbledhja e parë e legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, thirret ditën e shtunë, datë 9 shtator 2017, ora 10.00. Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”.

Në seancën e parë të Kuvendit, pritet të ngrihet Këshilli i Verifikimit të Mandateve, i cili del me një raport të posaçëm për konstitutimin e Kuvendit të ri dhe verifikimin e mandateve të deputetëve të dalë nga zgjedhjet.

D E K R E T PËR THIRRJEN E KUVENDIT TË REPUBLKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,

D e k r e t o j:

Neni 1

Mbledhja e parë e legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, thirret ditën e shtunë, datë 9 shtator 2017, ora 10.00. Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts