Wednesday, May 8, 2024
HomePolitikëTekstet shkollore, Nikolla-Bashës: Deklarata juaj flet për injorancë

Tekstet shkollore, Nikolla-Bashës: Deklarata juaj flet për injorancë

-

Vijojnë replikat mes ministres së riemëruar të Arsimit Lindita Nikolla dhe kreut të PD-së Basha sa i përket çmimit dhe shpërndarjes së librave shkollorë.

Vetëm pak orë pasi Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat akuzoi ministren dhe kryeministrin për sistem klientelist së shpërndarjes së librave, Nikolla në një reagim në rrjetin social facebook  konsideron se deklarata e PD-së flet për injorancë.

Ajo i kujton Bashës se në krye të ministrisë ka qënë e zgjedhura e tij duke i kërkuar edhe njëherë një takim.

Statusi i Nikollës 

E keqardhur, që pas reagimit tim, me respekt e predispozitë të plotë, ndaj shqetësimit të tij, lidhur me tekstet shkollore, zoti Basha më kundërvihet me deklaratën e partisë së tij.

Zoti Basha, deklarata juaj flet për injorancë. Pyetja që unë shtroj është se, ku është dija juaj, kur thoni se edhe çmimin e teksteve e paskam vendosur une?

Kjo është për të qeshur!
Deklarata juaj flet për indiferencë në proces. Pyetja që unë shtroj është se, ku ishte vëmendja e të zgjedhurës suaj, që prej 3 muajsh u mor me gjithçka në detyrën e ministres se arsimit (deri edhe me yjet e hoteleve ku u akomodua në vizita zyrtare) dhe në asnjë moment me këtë proces që të informoheshit dhe ju bazuar mbi fakte.

Kjo është mjerane!
Deklarata juaj ripërsërit qëndrimin tuaj se, tekstet shkollore janë falas për të gjithë në të gjithë rajonin. Lidhur me këtë, nuk e kuptoj se ku është vëmendja juaj, kur akoma nuk e dini se kjo nuk është e vërtetë. Kjo është për të qeshur!

Sa për këshillën që me jep partia juaj, që une të lë kolltukun e zyrës dhe të takoj prindërit, kjo pastaj është vërtet sa për të qarë e aq për të qeshur.

Sepse, ju zoti Basha, nuk e dini as faktin që unë nuk jam aktualisht ministre e arsimit, ministre është ende e zgjedhura juaj.

Pa dashur t’ju rëndoj duke jua kujtuar këtë, dua vetëm t’ju lutem t’i lini sulmet, akuzat e fyerjet e llojit të vjetër.

Unë jam gatshme, sapo të marr detyrën, t’ju takoj dhe të bashkëpunoj me ju, për të folur për arsimin dhe jo për njeri-tjetrin, shkruan Nikolla.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts