Është duke u luajtur në “Elbasan Arena” ndeshja mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Në sfidën e sotme debuton për herë të parë trajneri i ri i kombëtares, Christian Panucci, i cili për fatin e tij të mirë ka një kundërshtar jo shumë të fortë, por nga na tjetër e ka ‘taksative’ fitoren.
43’ Kombinim i shkëlqyer Memushaj-Llullaku-Grezda, me këtë të fundit që gjuan drejt portës, por Jehle përgjigjet me një pritje vendimtare.
38’ Llullaku merr bukur topin me gjoks në pozicion ballor dhe pastaj provon portën me një kthesë, por sfera kalon mbi traversë. Rast i mirë për shënim i kuqezinjve.
36’ Aksione të njëpasnjëshme pranë zonës së Lihtenshtejnit, por askush nuk radhët e kuqezinjve nuk gjuan drejt portës dhe çdo rast shpërdorohet në mënyrë të vazhdueshme.
34’ Pas një goditje nga këndi, topi i harkuar nga Memushaj nuk devijohet në portë as nga Ajeti dhe as nga Roshi, të cilët shpërdorojnë në mënyrë të pabesueshme vetëm pak hapa larg portës.
29’ Roshi dhe Hysaj arrijnë deri në vijën fundore por pastaj mundohen të zgjidhin gjithçka individualisht, duke mos arritur të harkojnë në zonë, për të shpërdoruar mundësinë e radhës që iu shfaq kuqezinjve për të rrezikuar portën e Jehle.
25’ Edhe Hysaj provon me një pasim të fortë në qendër nga e djathta. Përsëri askush nuk finalizon idenë e mbrojtësit kuqezi për të shtyrë topin drejt rrjetës.
23’ Roshi harkon një top interesant nga e djathta, por si Llullaku, ashtu edhe Grezda nuk arrijnë të kthejnë sferën në rrjetë. Mungon forca goditëse te kuqezinjtë deri në këto momente.
16’ Memushaj provon të gjejë direkt portën nga goditja e dënimit, por pa sukses, me sferën që përfundon mbi traversë.
15’ Top i gjatë i Hysajt për Llullakun që e kontrollon mirë por ndalet pastaj me faull nga Malin, goditje dënimi për kuqezinjtë dhe karton i verdhë për mbrojtësin kundërshtar.
10’ Vazhdon të ketë kontrollin e plotë të lojës Kombëtarja shqiptare, e cila mundohet që të nisë aksione të shpejta nga krahut për të shfrytëzuar shpejtësinë e Grezdës dhe Roshit.
8’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Basha në pozicion ballor. Mesfushori provon me të djathtën por sfera del jashtë, ngjitur me shtyllën në të djathtë të portierit Jehle.
6’ Llullaku shkëputet mirë në të djathtë dhe jep topin për Memushajn, por ai nuk arrin ët gjuajë në portë. Aksioni vazhdon dhe këtë radhë Roshi jep një pasim të artë për Llullakun, i cili gjuan në rrjetë të jashtme.
5’ Goditje dënimi nga e majta për kuqezinjtë, sfera kalon pasqyrën e portës, por topi kalon pa probleme për portën kundërshtare.
3’ Qarkullim i ngadaltë i topit nga kuqezinjtë, që mundohen të gjejnë hapësira duke kaluar sferën nga një krah në tjetrin, për të gjetur hapësira të sulmojnë.
1′ Starton takimi në “Elbasan Arena” me topin e parë që e luajnë miqtë nga Lihtenshtejni