Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitetShkrimi - “La Repubblica”: Italianët janë magjepsur nga Shqipëria

Shkrimi – “La Repubblica”: Italianët janë magjepsur nga Shqipëria

-

Media italiane “La Repubblica” i ka dedikuar sot një artikull turizmit në Shqipëri e numrit të madh të turistëve italianë që sivjet kanë zgjedhur për të kaluar pushimet në vendin tonë.
“Italianët janë magjepsur nga Shqipëria,- shkruan e përditshmja italiane- “Këtu me 30 euro flihet në hotel e 10 euro kushton darka.”

Sipas të dhënave të Agjensisë Kombëtare të Turizmit, prej janarit e deri më korrik të 2017 në Shqipëri kanë pushuar rreth 182 mijë italianë, 56 % më shumë se sa një vit më parë.

Shqipëria mbetet deri më tani vendi bregdetar më i preferuar për italianët. me struktura të reja me kosto të ulët, me restorante me ushqim deti të pranueshme për portofolet jo të pasura. me plazhe parajse të arritshme pa shpenzime marramendase”, shkruan “La Repubblica”.

“Por jo vetëm. Prej disa kohësh, malet e shtigjet aventureske kanë entuziazmuar turistët që vijnë për të bërë trekking, ngjitje, rafting e parashutizëm.”

Ardit Collaku, drejtori i Agjensisë Kombëtare të Turizmit,përgjatë gjithë verës ka qënë në kontakt të përhershëm me konsullin shqiptar në Bari, Adrian Haskaj. Qyteti i Barit, kjo kryeqëndër e rajonit të Puglias, mbetet Porta e Lindjes për këdo që do të vizitoj vendin e shqiponjave me pak shpenzime, duke preferuar udhëtimin përmes detit e jo atë në rrugë ajrore.”

Ugo Patroni Griffi , kryetari i Autoritetit të Portit, ka konfermuar për median italiane se “63% i pasegjerëve që udhëtojnë përmes Barit, shkojnë e vijnë nga Shqipëria, e ky trend është gjithnjë e në rritje, Gjatë mujave korrik e gusht kanë tranziti drejt Shqipërisë është rritur me 4 % në krahasim me 2016;”

Në bazë të numrit të lartë të turistëve e për të reduktuar pritjen e radhat e gjata, Autoritrti i Portit të Barit ka nënshkruar me konsullatën shqitpare në Bari një marrëveshje në shërbim të përmirësimit të kontrollit kufitar.”

Për “La Repubblica”, përfaqësuesi i agjensisë turistike italiane “Go4sea”, Tommaso Valenzano, që prej vitesh organizon paketa pushimesh për qytetarët italianë të rajonit të Puglias, thotë se “aktualisht Shqipëria mbetet vendi me raportin më të mirë mes cmimit e cilësisë. Nga ana tjetër mes Adriatikut, Jonit dhe Egjeut, me vendin e Skëndërbeut mund të konkuroj vetëm Mali i Zi ose ndoshta Korfuzi që përballet gjeografikisht me Sarandën”, shprehet ai.

Për agjensinë turistike italiane një javë pushime në bregdetin shqitpar, cmimet variojnë nga 400 euro në një apartament në 600 euro në një hotel me 4 yje, duke përfshirë dhe udhëtimin me anije.

Ndërsa për një javë pushime ne Korfuz cmimet variojnë nga 1000- 1300 euro e në një cilësi minore.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts