Saturday, April 27, 2024
HomePolitikëMesazhi i Presidentit Ilir Meta në 75-vjetorin e çlirimit të Skraparit

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta në 75-vjetorin e çlirimit të Skraparit

-

Nga Skrapari ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore, me ratsin e 75-vjetorit të çlirimit të Skraparit, presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh për të gjithë popullin. Në këtë ditë tha ai, duhet të jemi të gjithë të bashkuar rreth vlerave të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, rreth vlerave më të mira të Lirisë e të Atdhedashurisë.

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë përkujtimore që u zhvillua me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të Skraparit. Duke folur para të pranishmëve, në Sheshin “Riza Cerova”, Meta vlerësoi rëndësinë  e kësaj ditë për të gjithë popullin shqiptar.

Meta: “Kjo është një ngjarje e shënuar jo vetëm për Skraparin, por shumë e shënuar për të gjithë popullin tonë. Çlirimi i Skraparit ishte një ngjarje historike që ndodhi vetëm pak ditë para mbajtjes së Konferencës së lavdishme të Pezës. 5 shtatori shënoi një ngjarje shumë e rëndësishme, sepse i dha një shkëndijë të fortë shprese dhe besimi se vendi mund të çlirohej, që pushtuesi mund të thyhej.”

Presidenti vizitoi më herët “Varrezat e Dëshmorëve” dhe Muzeun e Rrethit ndërsa gjatë fjalës përshëndetëse përcolli edhe këtë mesazh:

Meta:  “Në Skraparin e çliruar u mbajt gjithashtu Kongresi i parë i Rinisë antifashiste. Prandaj sot duhet të jemi të gjithë të bashkuar rreth vlerave të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, rreth vlerave më të mira të Lirisë e të Atdhedashurisë.”

Skrapari i dha mbi 2 mijë partizanë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, duke i dhënë vendit 300 dëshmore.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts