Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetShugurohet katedralja Nënë Tereza në Prishtinë, i pranishëm kardinali Ernest Troshani

Shugurohet katedralja Nënë Tereza në Prishtinë, i pranishëm kardinali Ernest Troshani

-

 

Të martën në Prishtinë u shugurua katedralja me emrin e humanistes shqiptare Nënë Tereza, të njëjtën ditë kur u mbushën 20 vjet që kur ajo ndërroi jetë.

Një vit më parë ajo u shenjtërua nga Papa Françesku në një ceremoni të posaçme në Vatikan.

Shugurimi i katedrales u bë me praninë e kardinalit shqiptar Ernest Troshani.

Gurthemeli i katedrales u hodh në gusht të vitit 2005 nga presidenti i atëhershëm i Kosovës, Ibrahim Rugova, ndërsa ajo u përurua shtatë vjet më parë.

Nënë Tereza në vitin 1950, themeloi urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë, që sot ka 130 shtëpi në të gjithë botën.

Ajo fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 për punën e saj me të varfrit dhe të sëmurët e Kalkutës, punë që vazhdoi edhe pasi ajo vetë u sëmur.

Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997, në moshën 87 vjeçare.

Në atë kohë, urdhri i saj kishte rreth 4,000 murgesha dhe administronte rreth 600 jetimore, mensa, strehimore dhe klinika.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që u bë më pastaj në gjithë botën e njohur si Nënë Tereza, u lind në Shkup në një familje me prejardhje nga Prizreni.

Rrugëtimi i saj filloi më 1928 kur në kishën e Letnicës në Kosovë, vendosi të bëhet murgeshë dhe një vit me vonë u dorëzua murgeshë në urdhrin e Loretos në Irlandë, prej nga ishte dërguar në Indi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts