Thursday, March 28, 2024
HomeKronikaEkzekutimi i shqiptarit në Belgjikë, miqtë e tij thirrje për ndihmë

Ekzekutimi i shqiptarit në Belgjikë, miqtë e tij thirrje për ndihmë

-

 Një shqiptar u ekzekutua me dy plumba të martën në një kafene në Saint-Denis në komunën e Forestit në Belgjikë. 31- vjeçari shqiptar Niko K., apo siç njihen me emrin e vërtetë, Kreshnik Gjini që u ekzekutua në Belgjikë me dy plumba nga persona ende të paidentifikuar.
Në momentin e ngjarjes ai ka qenë në kërkim të mjetit të parkuar në Forest Abbey, i cili ndodhej pak metra larg kafes ku ai punonte si kamerier. Miqtë e tij në rrjetet sociale kërkojnë ndihmë financiare nga kushdo në mënyrë që të sjellin trupin e tij në Shqipëri, aty ku prehet edhe babai i tij.

“Një fatkeqesi shumë e madhe ndodhi në Belgjike, u vra një djalë i ri në ma t’mirën ditë i cili fatkeqësisht është rritur edhe jetim. Një dhimje shumë e madhe për nanën e vet se djali u vra e fatkeqësisht, mundësia për me pru kufomën në Atdhe nuk asht e mirë. Me shumë dhimje dhe lot ju lutemi të gjithë shqiptarëve të japin sado pak ndihmë financiare me aq sa mundësi sa kanë të ndihmojmë këtë nanë të shkretë e këtë djalë të ri të shkojë të prehet në paqe pranë babit vet i cili dhe ai ka ik i ri nga kjo botë. Ju bëjmë lutje përsëri krejt shqiptarëve që e njohin e që nuk e njohin Kreshnik Gjinin vëjeni dorën në zemër e ndihmojeni nanën e vet”, shkruajnë miqtë e tij në rrjetet sociale.

Gjini rezulton të jetë nipi i Sajmir Jakut ish drejtorit të OSHEE për veriun, i ekzekutuar paraditen e 9 shtatorit të vitit 2016 dhe nuk dihet nëse ngjarjet kaën lidhje me njëra tjetrën.

kreshniku-ne-belgjike
auto_Screenshot_31504788358

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts