Friday, March 29, 2024
HomePolitikëMbledhja e qeverisë - Rama në Velipojë, dita e dytë e takimit...

Mbledhja e qeverisë – Rama në Velipojë, dita e dytë e takimit me Ministrat e rinj

-

Kryeministri Edi Rama vijon sot për të dytën ditë me rradhë takimin në Velipojë me Ministrat dhe zëvendës/kryeministren.

Në fokus të diskutimeve të takimit është zbatimi i programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, mënyrën sesi do të funksionojë shkrirja e ministrive dhe institucioneve përkatëse në kohën kur plani i punës është hartuar dhe ngritja e grupeve të ekspertëve që do të merren me impementimin e saj deri në fund të muajit dhjetor.

Mbledhja informale e qeverisë së re mbahet vetëm pak ditë përpara seancës së parë të Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, thirrur për të shtunën e 9 shtatorit në orën 10.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama  njoftoi se brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re do ti jepet fund burokracive në zyrat e shtetit

Edi Rama: Guinness: Në 1 vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion çertifikata. Konsum skandaloz kohe lekësh nervash që do mbarojë me qeverinë e re. Në çdo rast kur i duhet çertifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë. Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts