Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetMeta takon Kardinalin Ernest Simoni Troshani: Mirënjohje Papa Franceskut

Meta takon Kardinalin Ernest Simoni Troshani: Mirënjohje Papa Franceskut

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim të veçantë Eminencën e Tij, Kardinalin Ernest Simoni (Troshani). Presidenti Meta e uroi Kardinal Simonin për përmbushjen me sukses të misionit papnor si i Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe kryesues i liturgjisë së shenjtë në ceremoninë e shugurimit të Katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë dhe shprehu sërish mirënjohjen për urimin e Papa Françeskut me rastin e zgjedhjes së tij President i Republikës.

thumbnail_1

Duke u ndalur veçanërisht në rolin e posaçëm të Kardinalit Simon për forcimin e besimit, paqes, vëllazërisë, begatisë e dashurisë mes shqiptarëve, e siguroi Eminencën e Tij për mbështetjen e Presidentit në misionin e tij të shenjtë në shërbim të Zotit dhe të kombit shqiptar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts