Friday, March 21, 2025
HomeSportUdhëtoi 400 km me autobus, Kombëtarja u rraskapit për një çarter. Maqedonia...

Udhëtoi 400 km me autobus, Kombëtarja u rraskapit për një çarter. Maqedonia na dha leksion

-

Ndoshta Maqedonia e përdori stadiumin e Strumicës për të shmangur prezencën e tifozëve shqiptarë. Aludim që është me vend, por ndoshta e bëri që ta menaxhonte mjaft mirë këtë sfidë dhe për këtë fakt, e çoi ndeshjen të luante aq larg. Mirëpo, gjithçka e bënë të dukej shumë “bukur” dhe organizimi ishte i mirë.

Policët u sollën në mënyrë korrekte me gazetarët, po ashtu si edhe me tifozët, pavarësisht se prej tyre kërkonin zbatimin e rregullave për biletat dhe të impononin pak frikë për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme.

PA ÇARTER

Por nëse Maqedonia e bëri lëvizjen e saj për ta dërguar ndeshjen në Strumicë, FSHF-ja nuk iu përgjigj me të njëjtën monedhë. Kuqezinjtë nuk u treguan të zgjuar për marrjen e një çarteri nga Tirana drejt Shkupit dhe pastaj rrugën e mbetur ta bënin me autobus. Shqipëria u nis 2 ditë para ndeshjes për të shmangur lodhjen, por sigurisht që ajo ishte e pamundur. Të udhëtosh 300-400 kilometra nuk është e lehtë.

Biletat

Por FSHF-ja nuk u tregua aspak e zgjuar as në ndeshjen me Lihtenshtejnin. Stadiumi “Elbasan Arena” dukej thuajse i boshatisur sepse u shitën shumë pak bileta. Çmimet ishin shumë të larta, për një kundërshtar që vinte thjesht sa për shëtitje. Nëse do të ishin më të lira, sigurisht që do të kishte prani më të lartë të tifozëve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts