Kuvendi mblidhet sot në dy seanca parlamentare, ajo e orës 10:00 dhe ajo e orës 18:00.
Në seancën e pasdites do të zgjidhet edhe kreu i ri i Kuvendit, ku deri tani ka vetëm një propozim dhe ai është Gramoz Ruçi.
Seanca e paradites- Në seancën e paradites, e cila do të hapet nga deputeti socialist Besnik Baraj caktohen 3 deputetët më të rinj të kuvendit si sekretarë të tij deri në ngritjen e Byrosë.
Gjithashtu Kuvendi do të zgjedhë Këshillin e Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve i cili përbëhet nga 9 deputetë që do të shqyrtojnë dokumentacionin e çdo deputeti.
Deputetët që do të përbëjnë Këshillin e Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve propozohen nga grupet parlamentare dhe zgjidhen me 71 vota.
Votimi i Gramoz Ruçit dhe protesta – Në seancën parlamentare të pasdites deputetet demokratë kanë deklaruar votën kundër kandidaturës së Gramoz Ruçit si kryetar të kuvendit dhe më pas do t’i bashkohen protestes së të përndjekurve jashtë godinës së Kuvendit të Shqiperisë.
Te shtunen në oren 9:45 deputetet demokratë do të mblidhen serish në selinë e PD dhe më pas do të shkojnë në parlament.
Ndërkohë Rama deklaroi dje se nëse PD nuk e voton gabon 1 herë, dhe nëse hedhin baltë kundër tij, gabojnë 100 herë
Perberja- Në këtë sesion të ri parlamentar, Partia Socialiste ka 74 mandate dhe drejton e vetme qeverinë.
Partia Demokratike është forca e dytë politike, por e para në opozitë, në këtë sesion parlamentar ka 43 mandate, LSI në opozitë gjithashtu ka 19 mandate, PDIU 3 mandate dhe PSD 1 mandat.
PD ka kryetar të Grupit Parlamentar Edmond Spahon dhe Edi Palokën vendosen ta propozojnë për nenkryetar parlamentin duke bërë një rotacion mes këtyre deputetëve.
Grida Duma është zëdhenese e grupit parlamentar dhe Ervin Salianji sekretar te Grupit.
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së është Taulant Balla, ndërsa i LSI-së është Petrit Vasili.
/Oranews.tv/