Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikëPyetjet në Kuvend për ministrat e rinj, zbulohet skenari i PD për...

Pyetjet në Kuvend për ministrat e rinj, zbulohet skenari i PD për seancën e pasdites

-

 

 Deri në orën 16:00 deputetët kanë mundësi të depozitojnë në sekretarinë e Kuvendit pyetjet për ministrat e qeverisë së re Rama 2, por BalkanWeb mëson se demokratët nuk kanë depozituar asnjë pyetje.

Gazetarja Elda Menga bën me dije se shkaku pse PD-ja nuk do të depozitojë asnjë pyetje bëhet për të mos i dhënë mundësi ministrave të Ramës të flasin.

Sakaq në një deklaratë për mediat, zyra e shtypit e PD-së, sqaron mos depozitimine e pyetjeve nga ana e deputetëve të PD. “Eksperienca dhe historiku i këtyre seancave ka treguar që, drejtimi i pyetjeve pa mundësi për debat është keqpërdorur për të marrë kohën e një propagande elektorale. Koha e përgjigjeve asnjëherë nuk i ka shërbyer qartësimit programor për qytetarët, por ka favorizuar reklamën e propagandën e kryeministrit“,- theksohet në deklaratë.

Duke deklaruar se nuk është e gatshme t’i japë asnjë shans kësaj maxhorance të keqpërdorë kohën në favor të publiciteteve varfëruese për shqiptarët, Partia Demokratike thotë se do të bëjë opozitë të vërtetë dhe përmbajtësore.

Për rrjedhojë vendimi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, është të mos drejtojë pyetje që i japin mundësi propagandës qeveritare. Pyetjet dhe çështjet që shqetësojnë qytetarët do të ngrihen gjatë seancës së debatit ku secili deputet do të ketë mundësinë të mbrojë gjatë fjalës së tij qëndrimet dhe argumentet në favor të qytetarëve“,- sqarohet më tej.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts