Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetDita 2 - Meta takon Boldrinin: Forcim i mëtejshëm i marrëdhënieve me...

Dita 2 – Meta takon Boldrinin: Forcim i mëtejshëm i marrëdhënieve me Italinë

-

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Itali, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua me Kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian zonjën Laura Boldrini, me të cilën zhvilloi një bisedë të ngrohtë e miqësore.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera e të partneritetit strategjik midis dy vendeve, si dhe shprehu vendosmërinë për promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat.

Presidenti i Republikës shprehu mirënjohjen për mbështetjen më të fundit që zonja Boldrini dha personalisht në zgjidhjen e çështjes së eleminimit të taksës për mjetet shqiptare të transportit që tranzitojnë territorin italian.

Nga Presidenti Meta u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm i zonjës Boldrini si përfaqësuese e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR-së) në zonat verilindore të Shqipërisë, në përballimin e pasojave humanitare të konfliktit të vitit 1999 në Kosovë.

Intensifikimi i bashkëpunimi ndërparlamentar, në mënyrë të veçantë ai mes grupeve parlamentare të miqësisë, u konsiderua jashtëzakonisht i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe për mbështetjen  Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Të dy bashkëbiseduesit u dakordësuan për nevojën e nxitjes të iniciativave ligjore, që u hapin rrugën projekteve konkrete për njohjen e kontributit të shqiptarëve që jetojnë në Itali me qëllim garantimin e një gjithëpërfshirjeje të drejtë e për ta dhe familjet e tyre.

Një vëmendje të veçantë Presidenti Meta dhe zonja Boldrini ia kushtuan edhe bashkëpunimit rajonal dhe progresit të deritanishëm të këtij bashkëpunimi. Presidenti Meta vlerësoi rolin dhe kontributin real të Italisë për paqen, stabilitetin dhe integrimin e vendeve të këtij rajoni në Bashkimimn Evropian dhe theksoi se angazhimi dhe prezenca më e madhe politike, institucionale dhe ekonomike e Italisë në rajonin e Ballkanit do të ishte shumë e mirëpritur.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts