Saturday, May 11, 2024
HomePolitikëRUÇI, BALLA, VASILI DHE SPAHO TAKOHEN NË KUVEND, ZBULOHEN VENDIMET E RËNDËSISHME...

RUÇI, BALLA, VASILI DHE SPAHO TAKOHEN NË KUVEND, ZBULOHEN VENDIMET E RËNDËSISHME QË PO MERREN

-

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi është duke zhvilluar një takim me krerët e grupeve parlamentare Taulant Balla, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili lidhur me caktimin e axhendës së seancës plenare të ditës së nesërme.

Mësohet se palët janë dakordësuar që Kuvendi të nisë punimet në orën 11:00.

Ndërsa ditën e nesërme pritet të miratohet dhe konferenca e kryetarëve që është dhe institucioni i cili harton dhe planin e punës për parlamentin. Kjo procedurë është shumë e rëndësishme për shkak nga ajo varën dhe një sërë vendimesh të qeverisë që kërkojnë ndryshime ligjore.

Ndër të tjera nesër do të bëhet dhe ndarja e komisioneve parlamentare, të cilat sipas numrave në parlament 5 do i takojnë Partisë Socialiste, 2 Partisë Demokratike dhe 1 Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nga ana e PD-së është mësuar se Komisioni i Integrimit do të drejtohet nga Genc Pollo ndërsa ai i mediave nga Albana Vokshi. Ndërkohë Komisioni parlamentar i Shëndetësisë do të drejtohet nga Petrit Vasili.

Ndërsa sa i përket emrave nga Partia Socialiste ende nuk ka asnjë konfimim, por me shumë gjasa besohet se do të ketë një konfirmim për Vasilika Hysin në krye të komisionit të Drejtësisë dhe Eduard Shalsi në krye të komisionit të Veprimtarive Prodhuese.

Ndërsa emrat e tjerë mbeten ende enigmë dhe vetëm ditën e nesërme pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së pritet të bëhen publike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts