Thursday, February 9, 2023
HomePolitikëMeta pret kryetarin e Komitetit Ushtarak në NATO: Politika e “Dyerve të...

Meta pret kryetarin e Komitetit Ushtarak në NATO: Politika e “Dyerve të Hapura” i shërben Ballkanit

-

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim të vecantë Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Gjeneral Petr Pavel.

Presidenti Republikës, Ilir Meta i uroi mirëseardhjen dhe i shprehu mirënjohjen Gjeneralit Pavel për kontributin e tij në organizimin e Konferencës së Komitetit Ushtarak në Shqipëri duke e cilësuar atë si një ngjarje historike për Shqipërinë dhe një aktivitet shumë i rëndësishëm për Aleancën.

Presidenti vlerësoi angazhimet e NATO-s në kuadër të sigurisë globale, rolin e saj të pazvendësueshëm për paqen, stabilitetin, zhvillimin e demokracisë dhe prosperitetin në Ballkan.

Presidenti Meta e siguroi Gjeneral Pavel për angazhimin e tij në përmbushjen e detyrimeve të vendit tonë ndaj NATO-s, në procesin e modernizimit të Forcave të Armatosura dhe përmirësimin e buxhetit për mbrojtjen.
WhatsApp Image 2017-09-15 at 18.24.49

WhatsApp Image 2017-09-15 at 18.24.48

WhatsApp Image 2017-09-15 at 18.24.47

a06d54d8-558c-4036-9f80-2512158430ce
Gjenerali Pavel vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në kuadër të Aleancës, vecanërisht pjesëmarrjen e Forcave të saj të Armatosura në misionet e rëndësishme në vende të ndryshme.

Kryetari i Shtetit dhe Gjenerali Pavel ndanë pikëpamjen e njëjtë mbi politikën e “Dyerve të Hapura” për vendet e Ballkanit dhe u dakortësuan se rreziqet dhe sfidat me të cilat përballet siguria globale dhe ajo kolektive kërkojnë marrjen e përgjegjësive nga të gjitha vendet antare të NATO-s.

Presidenti Meta shprehu besimin se Takimi i Komitetit Ushtarak të NATO-s në Tiranë do të zhvillohet me sukses.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,703FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts