Friday, December 6, 2024
HomePolitikëAVOKATI LËSHON “BOMBËN”: RAMA PO BASHKËPUNON ME BERISHËN PËR TË BLLOKUAR REFORMËN...

AVOKATI LËSHON “BOMBËN”: RAMA PO BASHKËPUNON ME BERISHËN PËR TË BLLOKUAR REFORMËN NË DREJTËSI

-

Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka vijuar sulmet kundër qeverisë Rama dhe ish-kreyministrit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale Ngjela shkruan se Rama dhe Berisha po bashkëpunojnë të dy kundër reformës në Drejtësi.

“Shqipërinë në korentet politike lindore apo te fqinjët që i kanë paguar për të bllokuar zhvillimin shqiptar perëndimor,” ndër të tjera shkruan Ngjela.

Më poshtë shrkimi i plotë i Spartak Ngjelës:

A do ta rrisë politika amerikane intesitetin e presionit të vet kundrejt maxhorancës aktuale sot që kuptohet qartë që kryeministri shqiptar ka bashkëpunim bllokues kundër reformës në drejtësi me Sali Bershën?

Sigurisht që po – ajo duhet ta rrisë presionin, se gjithçka është afër fundit. Shqiptarët gjithmonë kanë vuajtur nga krerët e korruptuar që për të ruajtur pushtetin korruptiv, kanë izoluar Shqipërinë në korentet politike lindore apo te fqinjët që i kanë paguar për të bllokuar zhvillimin shqiptar perëndimor.

Tani kanë vënë Ramën përpara që t’i drejtojë.

Po pse lodheni o të mjerë!

Nuk ka shpëtim korrupsioni shqiptar.

Sali ziu mendon se do ta shpetojë Rama të cilit çdo mace që sheh në rrugë i duket si tigër.

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Vllautin, bëri ndërhyrjen e parë sot që lajmeroi çeljen e Vetingut.

Shumë mirë bëri.

Nesër e tutje do të dëgjojnë vazhdimisht shqiptarët forcën e vendosmërisë Uashington- Bruksel në kryerjen e reformës në drejtësi.

Po bllokuesit Rama- Berisha?

Këta i gëzohen fantazisë. Pse, këta do të bllokojnë politikën amerikane në Shqipëri, domethenë në epiqëndrën e Ballkanit Perëndimor?

Pamundësi absolute!

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts