Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetSesioni i ri parlamentar - Dekreti për ligjin e mbetjeve kthehet në...

Sesioni i ri parlamentar – Dekreti për ligjin e mbetjeve kthehet në Kuvend

-

 Në programin e punimeve të Kuvendit  në periudhën 18 shtator-13 tetor është parashikuar për tu votuar dhe një nga ligjet më të debatuara në sesionin e kaluar ai i menaxhimit të integruar të mbetjeve.

 Nuk bëhet fjalë për një nismë të re por për dekretin e ish presidentit Nishani i cili e riktheu këtë ligj edhe një herë në kuvend  në 14  tetor të një vitit më parë.

Tentativa e parë për ta kaluar ligjin ishte në tetor të vitit të kaluar kur shumica në kuvend përbëhej nga PS dhe LSI dhe kur ligji kaloi vetëm me 63 votata e PS.

Por tashmë shumica e përbërë prej 74 mandatesh nuk ka më asnjë pengesë për ta rrëzuar dekretin e Presidentit e për ta futur kështu ligjin në fuqi.

Ligji i menaxhimit të integruar të mbetjeve u kundërshtua nga shoqëria civile e mbështetur nga qytetarë si dhe nga shoqatat për mbrojtjen e mjedisit të cilat thonë se në këtë mënyrë në Shqipëri mund të hyjnë mbetje të pakontrolluara.

Çfarë do diskutohet në sesionin parlamentar?

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts