Thursday, April 18, 2024
HomeKronikaTRAGJEDI NË DURRËS, ZJARRI NË BANESË I MERR JETËN TRINJAKËVE TË MITUR

TRAGJEDI NË DURRËS, ZJARRI NË BANESË I MERR JETËN TRINJAKËVE TË MITUR

-

Tre vëllezër trinjakë kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit që ka përfshirë shtëpinë private të shtetasit Gëzim Konçi në fshatin Rromanat në Durrës.

Ngjarja e rëndë që ka tronditur gjithë fshatin ka ndodhur rreth orës 17:30, kur prindërit e trinjakëve të moshës 3 vjeç nuk ndodheshin në banesë.

Fqinjët kanë nxituar të ndihmojnë si dhe kanë njoftuar zjarrfikëset, por fatkeqësisht ka qenë tepër vonë për tre të miturit, të cilët janë gjetur të pajetë në banesë nga zjarrfikësit.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia të cilët po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Paraprakisht dyshohet për rrjedhje gazi apo shkëndijë elektrike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts